Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar se çfarë shkoi keq kundër Barcelonës në humbjen që pësuan në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Los Blancos pësuan disfatë 4-0 në Santiago Bernabeu, duke u turpëruar para tifozëve të tyre, ndërsa Kylian Mbappe ishte fytyra tragjike e tyre, duke qenë 8 herë në pozicion jashtë loje.
Pas ndeshjes, Ancelotti ka thënë se ata humbën shumë raste dhe nuk kishin më energji për t’u kthyer në lojë
“Çfarë shkoi keq? Ishte një lojë e ngushtë derisa pësuam. Ne humbëm raste. Kur pranuam, humbëm energjinë”, deklaroi fillimisht trajneri italian.
“Ne ishim mirë në pjesën e parë, duhet të vazhdojmë kështu, duhet të harrojmë ato 30 minutat e fundit”.