Të hënën, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkurs për emërimin e kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore në: Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Lidhur me këtë konkurs, ambasadori i ShBA-së Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga KPK-ja.
Hovenier tha se “besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët që përzgjidhen varet shumë edhe nga ky proces i përzgjedhjes”.