Diaspora

Shqiptari që vrau dy prindërit e tij nga Suedia, pritet të dënohet me burgim të përjetshëm

Siç ka raportuar muaj më parë Albinfo.ch rreth ngjarjes tragjike, ku kosovari qëlloi për vdekje të dy prindërit që kishin ardhur për pushime nga Suedia në Kosovë, pritet të shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm, transmeton albinfo.ch.

36-vjeçari nga Prizreni, A.H., mund ta kalojë gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg. Shqiptimin e një dëními të tillë për shqiptarin e ka kërkuar prokuroria suedeze.

Ai akuzohet se ka vrarë prindërit e tij, D.H. (babai) dhe S.H. (nëna), në fund të janarit të vitit të kaluar.

Kujtojmë se çifti me nënshtetësi suedeze kishte ardhur në Kosovë për pushime, por më pas ishin gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Prokurori i rastit në Suedi, Olof Calmvik, ka thënë se vendími për 36-vjeçarin do të merret javën që vjen, transmeton tutje albinfo.ch.

Calmvik ka deklaruar se ka kërkuar burgim të përjetshëm për A.H.

“Kur mbaruan procedurat në gjykatë, kërkesa ime ishte burgim i përjetshëm”, thuhet në përgjigjet e prokurorit.

Por, para se të merret vendimi përfundimtar për të, do të vlerësohet edhe shëndeti mendor i A.H. /Albinfo.ch

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Advertisement Small

Flickr

  • blue in the middle
  • torsion sur le bleu
  • green on the top
  • continuum
  • with red
  • with right red
  • appeal
  • Blue umbrellas
  • Bocca della Veritä

About Author

ThemeForest

Collaboratively harness market-driven processes whereas resource-leveling internal or "organic" sources. Competently formulate.

Footer Text

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.