Diaspora

Berset i alarmuar me gjendjen: Nuk duam një valë të tretë në Zvicër

„Këshilli Federal ka gjithashtu mundësinë për të marrë masa për kantonet e caktuara nëse ato nuk veprojnë me vullnetin e tyre“

E Premte, 4 Dhjetor 2020 – 17:00albinfo.ch
Këshilli Federal nuk do të presë derisa situata të përkeqësohet më tej. Këshilli Federal ka gjithashtu mundësinë për të marrë masa për kantonet e caktuara nëse ato nuk veprojnë me vullnetin e tyre, ka thënë veç tjerash ministri federal i shëndetësisë, Alain Berset në konferencën për media që po vazhdon të mbahet në Bernë, shkruan sda.ch.

Në asnjë nga kantonet nuk duhet të ketë vlerë R mbi 1, ka thënë Berset. “Përndryshe ne do të kemi përsëri rritje të numrave në mënyrë eksponenciale”, transmeton albinfo.ch.

Por, në gjithnjë e më shumë kantone në Zvicrën gjermanofolëse, vlera R e koronavirusit ka arritur afër 1 ose edhe më shumë. “Tani nuk është koha të hezitojmë”.

Të martën, 9 dhjetor, Këshilli Federal do të bëjë një vlerësim dhe do të marrë masa të reja të cilat hyjnë në fuqi më 11 dhjetor për të gjithë Zvicrën ose për kantone individuale, ka thënë tutje Berset. Kjo u referohej në mënyrë të qartë kantoneve të “padisiplinuara”.

Situata e veçantë (gjendja ku masat merren në nivel kantonesh) nuk do të thotë që Këshilli Federal është indiferent ndaj zhvillimeve në kantone. Disa kantone kanë vepruar shumë vonë.

Tani është në plan të parë parandalimi i përkeqësimit të situatës në mënyrë të konsiderueshme në Krishtlindje ose Vitin e Ri.

Ne nuk duam t’i mbyllim njerëzit në shtëpi, thotë Berset, duke iu referuar mosmbylljes së vendpushimeve dimërore, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse turizmi i skive nuk është ndaluar, por janë marrë masa sigurie për të ulur rrezikun e infeksioneve.

Të gjithë janë dakord që situata nuk po rezulton siç është shpresuar. Përgjysmimi i numrit të rasteve tani është i dëshirueshëm. Por gjendje të jashtëzakonshme, si në mars, nuk duhet të ketë përsëri.

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Advertisement Small

Flickr

  • Aspida
  • supertenia
  • Rosetta 2020
  • Übung
  • away
  • tree picking
  • walking the dog
  • Heute morgen
  • Alba

About Author

ThemeForest

Collaboratively harness market-driven processes whereas resource-leveling internal or "organic" sources. Competently formulate.

Footer Text

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.