Diaspora

Arratiset nga burgu i Zug-ut një i burgosur shqiptar

I burgosuri 29-vjeçar Qëndrim Atashi ia doli të arratisej gjatë kohës sa ndodhej duke punuar, jashtë burgut . Tani policia e Zugut po e kërkon atë me një mobilizim të madh, shkruan aargauerzeitung.ch.

29 vjeçari po vuante një dënim me burg “për vjedhje të ndryshme”, thotë një burim nga Policia e Zugut, transmeton albinfo.ch. Ai është larguar rreth orës 16 pasdite.

Atashi përshkruhet si një i ri me trup të hollë dhe gjatësi prej  170 centimetrash. Në kohën e arratisjes, ai kishte veshur pantallona ngjyrë hiri, një pulovër të gjelbër, një xhaketë të kaltër  të errët dhe këpucë të zeza. Ai ka flokë të shkurtër të zinj, mjekër të hollë dhe mustaqe.

Kushdo që ke ka parë atë ose mund të japë informacione përkatëse duhet të telefonojë menjëherë numrin e urgjencës së policisë, 117, përcjell albinfo.ch. Policia paralajmëron gjithashtu që ata që e identifikojnë, të mos flasin me personin në kërkim dhe të mos përpiqen ta ndalojnë atë.

Advertisement Small

Flickr

  • être aussi subtil qu'une paysanne Berbère
  • harmar
  • en ville
  • être aussi sage qu'une marchande d'herbes ...
  • glubbs
  • fellah
  • potirons
  • batata
  • Zorah

About Author

ThemeForest

Collaboratively harness market-driven processes whereas resource-leveling internal or "organic" sources. Competently formulate.

Footer Text

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.