Botë

Një tjetër burrë ekzekutohet në SHBA

Një burrë që kishte vrarë vajzën e tij të vogël gati 20 vjet më parë është i burgosuri i dytë federal amerikan që ekzekutohet ditëve të fundit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vdekja e Alfred Bourgeois nga injeksioni vdekjeprurës të premten, vjen pasi Brandon Bernard u ekzekutua po ashtu të enjten.

Tre ekzekutime të tjera janë planifikuar para përfundimit të presidencës së Donald Trump më 20 janar.

Ekzekutimet federale kishin qenë në pauzë për 17 vjet, para se Trump i urdhëroi të rifillojnë ato në fillim të këtij viti.

Nëse ndodhin edhe këto të fundit, Trump do të jetë Presidenti që ka “mbikëqyrur” më së shumti ekzekutime në SHBA në më shumë se një shekull.

Kjo do të çonte në 13 numrin e përgjithshëm të ekzekutimeve federale që nga muaji korrik. /Telegrafi/

About the author

admin

Komento

Click here to post a comment

Advertisement Small

Radio Nostalgjia

Radio Nostalgjia është Radio me seli në Zvicer, kryesisht jemi një radio me platform vetëm online dhe mundohemi ti argetojmë mira shqipëtarë anë e mbanë botës. Jemi shumë te lidhur edhe me diasporen tonë të dashur, të cilet kanë kontribuar dhe po kontribojnë shumë në trojet shqipëtare.